Shpërthim gjatë natës në “Fresk”, i vihet tritol banesës së babait të kundërshtarit të Ervis Martinajt

Shqipëria

Shpërthim gjatë natës në “Fresk”, i vihet tritol banesës së babait të kundërshtarit të Ervis Martinajt

Më: 18 prill 2023 Në ora: 07:59
Ervis Martinaj

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Tiranë, në banesën e 65-vjeçarit Mehmet Duka, familjar i kundërshtarit të Ervis Martinajt, Leonard Duka.

Mehmet Duka, babai i vëllezërve Duka, banonte në katin e katërt të një pallati. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

"Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse", njofton policia.

Leonard Duka është një prej vëllezërve që drejton atë që njihet si grupi kundërshtar i Ervis Martinaj, ose “klani Duka”.

Ai u arrestua më 14 shkurt në një provincë të Brukselit, në një operacion të përbashkët mes Fast Albania dhe zyrës së Interpolit në Bruksel.

Duka rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat