Vizita e Escobar në Tiranë/ Lubonja: Ramës nuk i mjafton takimi 20 minuta kur “josh” ndërkombëtarët

Shqipëria

Vizita e Escobar në Tiranë/ Lubonja: Ramës nuk i mjafton takimi 20 minuta kur “josh” ndërkombëtarët

Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:40
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, teksa ka komentuar vizitën e të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Gabriel Escobar.

Sipas tij vizita e Escobar në kryeqytet ngre dyshime mbi qëndrimin e SHBA-ve për Ramën për shkak edhe të ngjarjeve si ajo e McGonigal.

Lubonja deklaroi se sipas pikëpamjes së tij nuk ka një mbështetje të hapur ndaj Ramës nga pala amerikane këtë herë, ndërsa shtoi se duhet parë në vijim nëse ka ndryshuar qëndrimi amerikan që shpalli Sali Berishën non-grata, lëvizje e cila ka ardhur nga brenda vendit sipas tij.

“Dimë takimet që ka zhvilluar Escobar. Këtu ka vend për të ngritur hipotezën nëse ka ndryshuar qëndrim Amerika për Ramën apo jo. Kemi disa ngjarje që kanë ndodhur si McGonigal për shembull. Ngrihet pikëpyetja se mos amerikanët janë më realistë sa i përket vendit. Duhet të shohim nëse ka ndryshuar qëndrimi që i vuri non-gratën Sali Berishës. Në dyshimet e mia ka një intuitë që thotë se nuk pamë mbështetje të hapur ndaj Ramës.

Qëndrimi 20 minuta nuk është i mjaftueshëm për Ramën që josh të huajt. Heshtja e Ramës dhe mungesa e deklaratës nga ai, të çojnë të paktën te një qëndrim pak më i matur dhe jo aq mbështetës ndaj tij. Kjo nuk mjafton sepse këtu duhet të ketë deklarata të qarta për atë që po ndodh. Do ishte interesante sikur kjo gjë të ishte e vërtetë.

Alibeaj tha se ata i kanë qëndruar idesë se ata janë partia dhe jo Berisha. Historia e non-gratës së Berishës mbetet e hapur dhe ka ardhur nga Shqipëria. Takimi ka qenë me dyer të mbyllura dhe nuk dihet pse erdhi Escobar. A erdhi për mbështetje për Ramën, apo ka dyshime dhe kërkon një alternativë”, u shpreh Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat