Nëna e sëmurë i shpreh pengun dhe kërkon falje, djali: S’pendohem për asgjë

Shqipëria

Nëna e sëmurë i shpreh pengun dhe kërkon falje, djali: S’pendohem për asgjë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 15:58
Albana

Albana ka ardhur t’i kërkojë falje dhe të falenderojë djalin e saj të vogël, Iglin në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Djali i saj është njëkohësisht konkurrent në “Music & Beauty”, garën e bukurisë së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Siç rrëfeu gjatë rubrikës, Albana u largua 5 vite më parë drejt Italisë për të ndihmuar financiarisht familjen.

Gjatë kësaj kohe, Igli kujdesej për shtëpinë dhe babain duke lënë mënjanë fëmijërinë e tij. Kur Albana u kthye, u diagnostikua me kancer dhe gjatë kësaj lufte, është Igli ai që i qëndron pranë për çdo gjë. Ky peng e brengos Albanën, ndërsa reagimi i Iglit rrëmben duartrokitjet e publikut.

Albana: Ardit, unë Iglin ka qenë fëmija i vogël dhe fëmija i vogël përkëdhelet më shumë nga i madhi. Por fëmijëria e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Kur shokët e Iglit luanin, Iglit i është dashur të përkujdesej për  familjen, për shtëpinë, për babin, për të gjitha kështu që unë nuk e kam lënë të bëjë ashtu siç… në thonjëza nuk kam dashur ta lija, por jam këtu për…

Igli: Mundet? Mos të jesh pishman për asnjë lloj gjëje. Gjëja më kryesore është familja se sa gjërat e tjera. Nuk jam pishman për asgjë dhe unë do bëj të pmaundurën dhe janë gjërat minimale që duhet të bëjë një njeri për familjen e vet kështu që ti duhet të jesh dhe bashkë me familjen do jem krahu yt derisa të  kem frymë dhe do jem bashkarisht me ju në çdo moment tuajin.

Albana: Faleminderit zemra  e mamit!

Gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, Albana rrëfeu se familjarët nuk e përballuan mirë diagnozën e saj dhe ishte ajo që u jepte vazhdimisht forcë. Kësaj here Igli nuk është më në gjendjen e tij të mëparshme, por ka shpresë dhe kurajë për të ardhmen e familjes.

Igli: Ne i presim të gjitha çfarë na sjell Zoti në këtë jetë, por i them faleminderit që nëna ime është këtu pranë, i them faleminderit që gëzon një shëndet të plotë dhe shpresoj ta gëzojë akoma dhe më shumë sepse kam akoma që të jetë akoma më e fortë dhe më e lumtur se çdo herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat