Eksplozivi ndaj hotelit në Sarandë, policia: Nuk ka të lënduar

Shqipëria

Eksplozivi ndaj hotelit në Sarandë, policia: Nuk ka të lënduar

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 11:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi i hotelit që ka tronditur sot Sarandën.

Sipas policisë, një hotel dy-katësh në qytetin bregdetar është hedhur në erë me eksploziv dhe për pasojë nga vala e shpërthimit, janë shkaktuar dëme në banesat dhe bizneset përreth. Nga shpërthimi i hotelit "Bizanti" nuk ka persona të lënduar. Policia ka sqaruar se hoteli dy-katësh ka qenë në pronësi të S. Ç., dhe E. Dh.

Policia ka bërë të ditur se që prej vitit 2022, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e hotelit, shkruan Rtsh

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësin e këtij hoteli”, është bërë e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat