Zbardhet dëshmia e dy të rinjve që u kapën me mina në Vlorë: Ne bënim vetëm transportin kundrejt pagesës

Shqipëria

Zbardhet dëshmia e dy të rinjve që u kapën me mina në Vlorë: Ne bënim vetëm transportin kundrejt pagesës

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës ka lënë prapa hekurave dy të rinjtë nga Puka që u arrestuan pak ditë më parë për shitjen e minave me telekomandë. 

Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku, u lanë në burg nga gjyqtarja Lirza Sinollari. Në dëshmitë e dhëna, ata nuk i kanë ndihmuar aspak hetuesit, duke theksuar se thjeshtë transportonin çantën me mina, kundrejt përfitimit financiar.

Ata kanë thënë se nuk e njohin personin që dërgoi porosinë për në Vlorë, ndërsa policia ende nuk ka një emër të dyshuar.

Dy burrat u arrestuan gjatë së mërkurës në kuadër të një operacioni të koduar “Knockout”, ndërsa transportuan nga Tirana në drejtim të Vlorës 3 mina të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive C4.

Ndërsa dy transportuesit janë arrestuar nga policia, në kërkim është ende porositësi i tyre. Hetimet vijojnë për të zbuluar edhe prodhuesit e këtyre minave, të cilat do të shiteshin në Vlorë me një shumë prej 10 mijë euro. Policia tha se minat do të shiteshin për llogari të grupeve kriminale në qytetin e Vlorës.

Minat ishin të lidhura me aparate celularë për t’u komanduar nga distanca. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat