Shqipëri, rriten prapë çmimet karburanteve

Shqipëria

Shqipëri, rriten prapë çmimet karburanteve

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Çmimet e naftës dhe benzinës sot janë rritur sërish në Shqipëri, me vendim të Bordit të Transparencës. Nafta është rrtiur me 2 lekë dhe do të shitet me 210 lekë/litri, ndërsa benzina është rritur me 3 lekë, që do të shitet me 192 lekë/litri.

Ulje me 2 lekë ka pësuar gazi që do të shitet me 69 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër”, është bërë e ditur në njoftimin e bordit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 25 janar, në orën 18:00, shkruan Rtsh Ato do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat