59-vjeçari plagos veten me armë zjarri në Delvinë

Shqipëria

59-vjeçari plagos veten me armë zjarri në Delvinë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar ëshë vetëplagosur me armë zjarri ditën e sotme në Delvinë.

Dyshohet se ai  është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë, por nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat