Akuzohen për ekzekutimin e Edmond Papës, Albano Velo dhe Andrew Bode shokë me njëri-tjetrin! Publikohen fotot duke drekuar

Shqipëria

Akuzohen për ekzekutimin e Edmond Papës, Albano Velo dhe Andrew Bode shokë me njëri-tjetrin! Publikohen fotot duke drekuar

Më: 5 janar 2023 Në ora: 06:35
Albano Velo dhe Andrew Bode

Albano Velo dhe Andrew Bode, të cilët dyshohet se kanë ekzekutuar Edmond Papën, në zonën e Selitës në Tiranë, kanë pasur miqësi të hershme me njëri-tjetrin.

Velo dhe Bode kanë foto sëbashku në rrjetet sociale, në të cilat duken edhe duke ngrënë dreka dhe darka.

Albano Velo u arrestua nga policia në Rinas më 31 dhjetor, pasi po kthehej nga Franca, ku ishte larguar vetëm 4 ditë pas atentatit në një lokal në Tiranë.

Edhe pse ky i fundit i ka mohuar akuzat, është lënë në burg, pasi duket se kamerat e sigurisë e kanë nxjerrë zbuluar teksa vëzhgonte dhe ndiqte Papën.

Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, Andrew Bode, 44-vjeç. Ky i fundit rezulton se është pronar i një biznesi në Korçë.

Sipas informacioneve, të dy ata janë miq të afërt të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, pasi makina e tij shpërtheu në flakë nga tritoli që i ishte vendosur.

Shkak për vrasjen e Sadikajt por edhe të Papës, janë bërë prishja e pazareve të drogës.

Image
Albano Velo dhe Andrew Bode
Image
Albano Velo dhe Andrew Bode

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat