89-vjeçari ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitësit, Gjykata lë në burg 2 autorët

Shqipëria

89-vjeçari ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitësit, Gjykata lë në burg 2 autorët

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Godo, 28 vjeç kanë dalë sot para Gjykatës së Fierit ku janë njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të arrestuarit.Dy të rinjtë janë autorët të dyshuar të grabitjes në Klos të Fierit më 19 nëntor.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj pronarit të banesës, Çaush Shehaj, 89 vjeç, ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Autorët nën kërcënimin e armës arritën që të merrnin vetëm 5 mijë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat