Protesta e Divjakës

Shqipëria

Protesta e Divjakës

Nga: Ilir Levonja Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protesta kundër vetos qeveritare. Ne e kemi në mentalitet dhunën. Kam fituar votat dhe unë vendos. Madje po ndiqja edhe në disa studio televizive, rrahin e debatojnë me një prerje, duhet apo nuk duhet ky tra, duhen apo nuk duhen taksat etj. Eshtë mirë të vendoset apo jo? Që në krye tema e bisedës reflekton dhunën e vetos. Unë vendos dhe unë vulos. Nuk ka rëndësi se ti jeton aty, se ti ke të shkrirë memorien aty dhe se gjithçka e jotja është jetike për ekzistencën tënde. Për ty si banor, ai truall, ajo hapësirë, ajo pyllnajë, ai det është jeta.

Prandaj është e tmerrshme kur të përjashtojnë. Tani të gjithë këtyre karafilëve nëpër studio, këta që sapo marrin një rrogë apo ndonjë honorar qeveritar kërcëjnë më keq se xhandari. Po shumë të dhunshëm ama, të japin leksione mbi dobinë e taksimit etj. Ore taksat duhen, këtë e di edhe bufi në gjumë. Por veto nuk vendoset pa një konsultim me ata që janë aty, jetojnë aty, punojnë aty etj. Madje prioriteti i vulosjes u takon së pari atyre, jo iks ministri. Apo iks qeverie. Si ministri si qeveritë ikin nesër. Banorët aty janë. Kaq të tmerrshme e keni të bisedoni me komunitetin dhe të arrihet një marrëveshje, u duhet apo nuk duhet ai tra? Ky quhet koperim madje i jep pushtet vendimmarrjes, kolegjiale.

Një rrugë kam edhe unë këtu për të hyrë në plazh. Apo në gjithë atë zonë bregdetare, se është një lloj ishulli i zgjatur dhe plot ujdhesa. Një rrugë me një urë. Kjo urë ngrihet sa herë që qëllon që poshtë saj kalon ndonjë skaf familjar për të dalë në oqean. Nuk kam tra, pse futem. Paguaj kur futem aty? Po të jem në këmbë hiç fare. Nëse futem me makinë paguaj vetëm për parkimin e mjetit. Dhe Kaq. Plazhi është publik. Pastaj dua të ha peshk apo jo është tjetër gjë.

Edhe shërbimi po ashtu. Madje dua të sjell takëmet e plazhit me vete, i sjell, nuk m'i pret njëri këmbët. Pra nuk kam tra për tu futur në këtë ishull plazh, ku edhe aty ka habitate të breshkës apo zogjve bregdetarë etj. I solla këto pak fakte për arsye se ka plot mënyra për të rritur financat për një resort lokal. Por çfarë është më e rëndësishmja pa përjashtimin e banorit, pra përmes kolegjialitetit, jo vetos qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat