“Shteti në kaos”- Saimir Korreshi denoncon grabitjen me armë nga 3 persona të maskuar: Divjaka në gjendje lufte!

Shqipëria

“Shteti në kaos”- Saimir Korreshi denoncon grabitjen me armë nga 3 persona të maskuar: Divjaka në gjendje lufte!

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:25
Deputeti demokrat Saimir Korreshi

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Divjakë pas plagosjes me thikë të kryebashkiakut Fredi Kokoneshi.

Ai shkruan se në orët e pasdites është grabitur nga tre persona të maskuar një pikë e transfertave të parave

“Divjaka ne gjendje lufte vetem se kesaj radhe nuk behet me lajm edhe pse ky i dyti eshte me i frikshem.

Ne qender te Divjakes sot ne oren 15:40 eshte vjedhur me arme nga 3 persona te maskuar Agjensia e Western Union.

Ne ato momente Policia ka qene ne drejtim te paditur dhe pikerisht ne drejtim te paditur iken dhe autoret. Shteti ne kaos, keto jane pasojat e fukarallekut dhe te shtetit te shpartalluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat