Prodhimi i sapunëve bio, një mundësi pune për gratë e fshatit Bardhaj në Shkodër

Shqipëria

Prodhimi i sapunëve bio, një mundësi pune për gratë e fshatit Bardhaj në Shkodër

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 15:50
Foto nga vendngjarja

Gjithçka nis 1 vit më parë me mbështetje të Qeverisë Italiane dhe Kishës së fshatit Bardhaj të Shkodrës. Në punishten e hapur në një nga ambientet e Misionit Katolik i Don Orione janë punësuar gra në nevojë dhe dy vajza jetime.

Vera dhe Kristina janë dy banore të fshatit, të cilat fillimisht mësuan sekretet e prodhimit në mënyrë artizanale të sapunëve. Ato dhe dy vajzat jetime nga shitja e tyre fitojnë të ardhura.

Prodhimet janë me bazë bio, ku përzierja e produkteve është shumë e rëndësishme, madje duhet shumë kujdes, baza kryesore është vaji i ullirit i pastër, si dhe lëngu i bimeve aromatiko-medicinale, të cilat shërbejnë edhe si kurë për lëkuren por edhe për aromen e sapunit”, tregon Vera.

Marjan Lukani drejtues i projektit shprehet se tashmë pas 1 viti pune kanë nisur edhe porositë e parë.

Këto projekte synojnë nxitjen e të rinjëve dhe grave të zonave të ndryshme të Shkodrës që të krijojnë mundësi që të specializohen në profesione të ndryshme dhe të punësohen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat