Mbërrin në Tiranë kryeministri i Luksemburgut

Shqipëria

Mbërrin në Tiranë kryeministri i Luksemburgut

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 09:52
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur me ceremoni nga kryeministri Edi Rama.

Takimi mes dy kryeministrave ka qenë i ngrohtë ku të dy shkëmbyen përqafime.

Në ceremoni ku u nderuan himnet e vendeve përkatëse, dy kryeministrat Rama dhe Bettel pasi u njohën me delegacionin përkatës po zhvillojnë një takim në Kryeministri.

Në orën 10:30 dy kryeministrat Rama dhe Bettel do të zhvillojnë konferencën e përbashkët për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat