Fouristrada godet traktorin në Fier! Gjashtë personat e plagosur lëviznin në një makinë, tre prej tyre në operim

Shqipëria

Fouristrada godet traktorin në Fier! Gjashtë personat e plagosur lëviznin në një makinë, tre prej tyre në operim

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:02
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Aksidenti i mbrëmjes së sotme në fshatin Piraj të Fierit ka shkaktuar gjashtë persona të lënduar, të cilët po lëviznin në të njëjtën makinë.Në spital janë dërguar:

Muhamet Kapllani 55 vjeç,
Gëzime Kapllani 46 vjeç
Mirel Kapllani 12 vjeç
Muhamet Topi 58 vjeç
Dhurata Kapllani 52 vjeç
Enea Topi 11 vjeç.

Tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë futur direkt në sallën e operacionit në spitalin e Fierit për ndërhyrje kirurgjikale.

Në aksident u përfshinë një traktor dhe një makinë ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat