Dy të rinjtë shqiptarë u kapën me lëndë narkotike, njëri prej tyre lihet në burg, ja çfarë thanë për autoritetet greke

Shqipëria

Dy të rinjtë shqiptarë u kapën me lëndë narkotike, njëri prej tyre lihet në burg, ja çfarë thanë për autoritetet greke

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Dy të rinj shqiptarë të akuzuar për trafik droge janë përballur me drejtësinë greke.

Mësohet se një 31-vjeçar që u kap duke trafikuar tre kg hashash është lënë në arrest me burg, ndërsa 29-vjeçari është lënë i lirë me kusht. Por dy të rinjtë i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Ata janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të pakove që kanë transportuar dhe se arsyeja që e kanë pranuar ishte sepse u duheshin para.

Ndërsa nga ana e tij 29-vjeçari ka thënë se 31-vjeçari janë takuar ditën e arrestimit, kur i fundit i kishte thënë se do të shkonte të merrte një pako. Sipas 29 vjeçarit shqiptar, 31 vjeçari i kishte treguar atij se pakoja përmbante kanabis, por nuk i kishte treguar sasinë e saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat