Denoncimi/ Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës!

Shqipëria

Denoncimi/ Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës!

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 12:53
Fredi Kokoneshi

Kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi është përfshirë në konflikt me nipin e deputetit socialist Paulin Stërkaj, Dritan Stërkaj.

Sipas News 24 shkak janë bërë pagesat e taksave ndaj Bashkisë të resortit që Stërkaj ka në administrim në zonën e Divjakës.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë Kokoneshi i cili ka deklaruar se është ofenduar dhe më pas është goditur me grushte nga nipi i deputetit Stërkaj.

Resorti në emër të këtij të fundit dikur ka qenë kampi i punëtorëve. Për këtë ngjarje policia ka referuar materialet në Prokurori.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat