Albpetrol sërish në qendër të vëmendjes për abuzimet, KLSH publikon raportin

Shqipëria

Albpetrol sërish në qendër të vëmendjes për abuzimet, KLSH publikon raportin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Albpetrol është vënë jo pak herë në qendër të vëmendjes sa i përket përdorimit të fondeve apo procedurave të tjera.

Së fundi KLSH ka publikuar edhe rezultatin e kontrollit të viteve 2019 – 2020 ku sërish abuzimet nuk ndalen.

Sipas audituesve anëtarët e këshillit mbikqyrës së këtij institucioni shtetëror i kanë zhvilluar të gjitha mbledhjen e tyre në Tiranë dhe nuk kanë shkuar në rrethe apo në Patos. Por pavarësisht kësaj karburanti i marrë falas prej tyre nuk ka munguar.

Në prill të vitit 2019 kuota për ta ka qenë 700 litra në muaj, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit e ka zbritur me 400 lita. Por në qershor të vitit 2020 kur vendi ishte në karantinë prej pandemisë, kuota shkon në plot 1 mijë litra.

KLSH ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi këtë veprim duke cituar se nuk ka dokumente justifikues. Teksa Albpetrol përgjigjet duke shtuar se ligji për dietat e lejon një veprim të tillë.

Në total janë 2,126 mije leke për të cilat mungon dokumentacioni justifikues, si dhe shpenzime të tjera për këtë zë në vlerën 1,878 mijë lekë për drejtoritë e administratës qendrore, për të cilin edhe pse ka një miratim për kuotën e shpenzuar, dokumentacioni justifikues i shpenzimit nuk është i plotë.

Por ccuditë vazhdojnë edhe më tej. Janë rreth 315 milionë lekë që janë paguar për punonjësit e shkarkuar me pa të drejtë nga puna dhe për dieta të paguara më shumë nga sa e parashikon ligji.

Por sërish askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, madje largimet kolektive në shkelje të ligjit vazhdojnë dhe klsh paralajmëron rrezikon për të tjera gjyqe që mund të dëmtojnë buxhetin e shtetit

Edhe pse nxjerrja e karburantit konsiderohet si ari i zi, albpetrol nuk ka paguar as energjinë elektrike.

Janë jo pak por nga mos pagesat në kohë për detyrime për energjinë elektrike, “Albpetrol” ShA ka akumuluar detyrime për kamatëvonesa në vlerën  1, miliardë e 909 milione lekë.

Ndërsa Në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure janë krijuar detyrime të papaguara nga kontraktorët për energji elektrike në vlerën 1 miliardë e 268 milionë lekë  vlerë e cila është e ardhur e munguar për buxhetin e shoqërisë “Albpetrol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat