Vetëvritet adoleshentja, dyshohet se shkaku ishte gjendja e vështirë ekonomike e familjes

Shqipëria

Vetëvritet adoleshentja, dyshohet se shkaku ishte gjendja e vështirë ekonomike e familjes

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Pa bërë ende 17-vjeçe një vajzë në lagjen “Shën Koll”  në  Elbasan i dha fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e saj.

Vajza jetonte së bashku me nënën dhe dy motrat e saj në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa babai kishte ndërruar jetë dy vite më parë.

Mendohet se shkaku kryesor i aktit të rëndë ka qenë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën familja jetonte.

Megjithatë policia dhe eksperte të prokurorisë janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vetëvrasjes së adoleshentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat