Konferenca kundër korrupsionit, Kryemadhi sulmon qeverinë

Shqipëria

Konferenca kundër korrupsionit, Kryemadhi sulmon qeverinë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 20:47
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ironizuar panelin e sotëm në konferencën antikorrupsion, te organizuar nga qeveria.

Përmes një deklarate në rrjetin social “Facebook”, ajo shkruan se edhe Kajmaku i Vorës nëse nuk do ishte arrestuar do ishte pjesë e këtij paneli.

“Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!”, shkruan Kryemadhi.

Teksa i referohet aferes se inceneratorëve, Kryemadhi thotë se  i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në kete aferë.

“Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin  propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë”, thote kryetarja e LSI.

Postimin e saj, Kryemadhi e mbyll duke shkruar: “Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat