Murrizi thirrje Berishës: Hap partinë, njerëzit më thonë se betejën e ke pasur me Lulin e Gazin

Shqipëria

Murrizi thirrje Berishës: Hap partinë, njerëzit më thonë se betejën e ke pasur me Lulin e Gazin

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 18:20
Myslim Murrizi

Myslim Murrizi, i cili ka marrë pjesë  në Këshillin Kombëtar të PD, i ka bërë thirrje Sali Berishës që të hapë partinë.

Sipas tij nëse hapet partia dhe ju lihet hapësirë dhe njerëzve të tjerë të futen në parti, PD do të vijë në pushtet.

Myslim Murrizi: Sot e 7 muaj jemi në fushatë. Sa nga të gjithë të votuarit nëpërmjet Ëhatsapp, marrin përsipër dhe drejtojnë apo bëjnë atë që thotë Berisha. Janë burra të mirë, janë përfaqësus, zero. Janë të mirë për krushq? Ça është kjo që këta që kanë kandiduan për në kryesi, ua shohim emrat në sekretariate.

Miq që takojë përditë më thonë, a vetëm me Lulin e me Gazin e paske pasur betejën, se njerëzit se gjithë kryesia e Lulit aty është prapë. Bëni nesër protestë, sa njerëz vijnë nga mbrapa? Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese listat i keni të hapura. Shumica e tyre që janë sot me vota të demokratëve, kanë vota sa për një kryeplak. Lëri të flasin. Nuk jam pishman se për çfarë kam bërë, e jam person terreni. 4700 vota më kanë dhënë mua votuesit. Ta që votuan tek unë nuk ishin të kënaqur me ju.

Ai tha se nëse të gjithë anëtarët e kryesisë marrin 4700 vota, PD do të vijnë në pushtet.

Myslim Murrizi: Nëse të gjithë sjellin nga 4700 vota vijmë në pushtet. Hapeni parti. Ça janë këto mesazhe në mesazh. Heshtja na çoi në këtë fazë.

 Çfarë përfaqësojnë këta. Nuk rritemi me këta, nuk ju flet njeri në hyrje. Çfarë përfaqësojnë këta. Unë them të mundim Ramën me 185 mijë punëtorë në punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat