Tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, nën hetim 12 persona në Berat, mes tyre organizatori

Shqipëria

Tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, nën hetim 12 persona në Berat, mes tyre organizatori

Më: 18 prill 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia e beratit ka goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe organizatorin, i cili kishte marrë me qira ambientin në të cilin organizonte lojëra fati.

Blutë bëjnë me dije se u procedua A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat