Tjetërsuan pronat në Shëngjin, ja sa vite burg do të kryejnë të arrestuarit, mes tyre vëllai e motra e ish-deputetit socialist

Shqipëria

Tjetërsuan pronat në Shëngjin, ja sa vite burg do të kryejnë të arrestuarit, mes tyre vëllai e motra e ish-deputetit socialist

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

SPAK ka konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili akuzohet për shpronësimin e pronave në Shëngjin.

Vendimi është bërë me dije ditën e sotme  ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar dhe vendimin për 11 personat e arrestuar, ku mes të dënuarve në burg është edhe vëllai i ish- deputetit socialist Arben Ndoka, motra e tij  dhe 9 të tjerë.

Sipas njoftimit:

Gjevi Ndoka vëllai i ish- deputeti socialist u dënua me 10 vite burg. Dënimi do të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Mimoza Ndoka është dënuar me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Emanuel Gjura, u dënua me 6 vite burg i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Zef Lazri, u dënua me 4. 8 vjet burg i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Bledi Ndokaj, u dënua me 6.8 vjet burg, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Luigj Paloka u dënua me 5  vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

 Paulin Simoni, u dënua me me 3 vjet e 8  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Genc Zeneli, u dënua me 2 vjet e 4  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Marjeta Perskura, u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vlash Gazuli, u dënua 2 vjet e 8 tetë muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kol Lleshi, u dënua me 2 vjet e 4  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat