Morën me forcë në makinë të riun në Laprakë, arrestohet çifti

Shqipëria

Morën me forcë në makinë të riun në Laprakë, arrestohet çifti

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj për pengmarrje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat