I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur 23-vjeçari në Berat

Shqipëria

I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur 23-vjeçari në Berat

Më: 17 mars 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari Llazar Palla,i zhdukur disa ditë më parë.

Familjarët e viktimës kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e 23-vjeçarit , i cili ishte  parë për herë të fundit pranë rezervuarit.

​​​​​​​Ka qenë familja e tij që ka bërë ditë më parë denoncimin për të riun, i cili ishte shurdh-memec. 

Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s, pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat