Balla kërkon votën për PS: Do bëjmë transparencë me financat e bashkisë Lushnje

Shqipëria

Balla kërkon votën për PS: Do bëjmë transparencë me financat e bashkisë Lushnje

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:36
Taulant Balla

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit ka kërkuar votën e banorëve të Golemit për kandidaten socialiste, Eriselda Sefa, në 6 mars.

Taulant Balla e pranon që me Lushnjen PS ka bërë gabime, por sipas tij me 6 mars kjo forcë politike nuk ka kundërshtar në program apo lidership.

"PS ndaj Golemit është shumë borxhlie.Një gjë që do biem dakiord, do të japim fjalën dhe ta mbajmë, ndryshe nuk vijmë dot më para jush. Ajo që duhet të bëjmë në bashkinë Lushnje pas kësaj që ndodhi është transparenca qindrakë për qindarkë. Me 6 mars shpresojmë dhe besojmë se Golemi do të na japë mbështetje të fortë për Eriseldën. Këto zgjedhje erdhën në momentin e duhur, duhet të ishin thirrur që në korrik të vitit të kaluar sepse edhe Eriselda nuk mund të rrinte në detyrën e kryetarit të bashkisë pa marrë votëbesimin e popullit. Sot përballë PS nuk ka një forcë tjetër që ta konkurojë në program, ekip dhe lidership."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat