Nafta dhe plehrat, fermerët fikin mjetet bujqësore pranë Drejtorisë së Bujqësisë

Shqipëria

Nafta dhe plehrat, fermerët fikin mjetet bujqësore pranë Drejtorisë së Bujqësisë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Fermerët e Devollit i "zunë" derën sot drejtorisë së Bujqësisë Devoll së bashku me mjetet e tyre.

Ata kanë dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.

Në shenjë simbolike fikën mjetet.

Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198  lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat