Në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit, vetëdorëzohet Roxhers Demirazi

Shqipëria

Në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit, vetëdorëzohet Roxhers Demirazi

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:42
Roxhers Demirazi

Është vetëdorëzuar në polici Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vrasjen e 19-vjeçarit.

I riu është vetëdorëzuar në Korçë.

20-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë nga Greqia pas vrasjes së Alkis Kampanos në Selanik, disa ditë më parë, ndërkohë që akuzohet se është i përfshirë. Demirazi ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Lajmi u konfirmua nga avokatja greke, e cili tha se kishte kontaktuar me të që të dorëzohej.

Sipas avokates Anthoula Anasoglou, 20-vjeçari ka kontaktuar me një avokat dhe ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar sot ose nesër për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos.

Dje (e mërkurë) pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe shqiptari i përfshirë në këtë rast dhe që ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër”, tha zonja Anasoglou.

Një nga të dyshuarit kryesorë për krimin, shoku dhe bashkëpunëtori i shqiptarit tjetër të arrestuar tashmë në Greqi, mundi të kalojë kufirin pa u vënë re për krimin e bërë.

Mësohet se ai është tifoz i një skuadre PAOK nga Selaniku dhe madje fanatik, siç dëshmojnë edhe fotot që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat