Përdhunoi të miturën, e kërcënoi të vazhdonin lidhjen dhe të mos shkonte në shkollë, edhe Apeli e lë në burg

Shqipëria

Përdhunoi të miturën, e kërcënoi të vazhdonin lidhjen dhe të mos shkonte në shkollë, edhe Apeli e lë në burg

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë sot në fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kurbin që e ka dënuar me 9 vite burg shtetasin E. Gj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën.

Denoncimi ndaj E.Gj është bërë në vitin 2019 nga vetë e mitura, me inicialet A.M.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 88 datë 08.02.2022 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1330-188 datë 04.12.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Më datë 11.06.2019, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale A.M, së bashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me iniciale E.Gj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat