Arrestohet noterja në Tiranë, para disa muajsh i hodhën në erë makinën

Shqipëria

Arrestohet noterja në Tiranë, para disa muajsh i hodhën në erë makinën

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:17
Rezarta Koçi

Policia ka vënë në pranga noteren Rezarta Koçi e cila akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Kujtojmë se kjo është noterja që i vunë tritol në makinën e saj “Range Rover” në nëtor të 2021.

Koçi është një emër i njohur pasi ka shërbyer si asistente e ish-ministrit Eduard Halimi dhe punon si pedagoge në një universitet privat.

Mirëpo Rezarta Koçi mbeti pa licensën e noteres në maj këtij viti, pasi një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë solli nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj dhe heqjen përgjithmopnë të licensë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noterja”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:

– R. K., 40 vjeçe, me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Si iu hoq licensa në vitin 2021?

Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-Ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit.

Një qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj.

Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat