Ndoka: Nëse Olldashi do të ishte gjallë, Basha nuk do të ishte në PD, lider i shantazhueshëm

Shqipëria

Ndoka: Nëse Olldashi do të ishte gjallë, Basha nuk do të ishte në PD, lider i shantazhueshëm

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:47
Nard Ndoka

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se nëse Olldashi do të ishte gjallë Basha nuk do të ishte sot në PD.

Sipas tij, Basha ka humbur mundësinë për të shkuar te Berisha lidhur me vendimin non grata dhe t’i kërkonte të tërhiqej Berisha ose të dorëhiqej ai.

Ndoka: Nëse Olldashi do të ishte gjallë Basha nuk do të ishte sot në PD. Basha kishte një mundësi ballore me Berishën që  duhet t’i shkonte Berishës në zyrë pas vendimit non grata. T’i thoshte që të jepte dorëheqjen ose Berisha ose ai nga drejtimi i PD-së. Jam i bindur se Berisha do të gjendttë një mënyrë.

Vendimi u mor në mënyrë tinëzare, u mbyll grupi parlamentar në një dhomë dhe e shiti fjalimin e filmuar. Basha është një lider i shantazhueshëm. Bie në gjunjë para faktorit ndërkombëtar dhe kushdo që të shikon kështu të shantazhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat