“Situatë e paimagjinueshme, ka njerëz të plagosur e të sëmurë”/ Flasin nga PD

Shqipëria

“Situatë e paimagjinueshme, ka njerëz të plagosur e të sëmurë”/ Flasin nga PD

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, flet për “News24” nga brenda selisë së PD.

“Ka njerëz që janë të plagosur. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend.

Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune.

Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për çdo cenim që është bërë”, tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat