“Jam dënuar për falsifikim intelektual”, Luan Daci kërkon ngritjen e Komisionit Parlamentar

Shqipëria

“Jam dënuar për falsifikim intelektual”, Luan Daci kërkon ngritjen e Komisionit Parlamentar

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:55
Luan Daci

Me një vendim fajësie për falsifikim dhe një tjetër që e largoi nga detyra si gjyqtar të vettingut, Luan Daci akuzon se ndaj tij u vu në zbatim një plan për ta shkatërruar.

I vënë nën hetim nga SPAK mbasi nuk kishte deklaruar largimin nga detyra të mbi dy dekadave më parë, Daci këmbëngul se u dënua për një krim që nuk ekziston të quajtur falsifikim intelektual.

Jam dënuar për një “vepër penale” të quajtur nga GJKKO “Falsifikim Intelektual”, që NUK EKZISTON FARE NË LEGJISLACIONIN PENAL SHQIPTAR!”, tha Daci.

Karriera e tij në vetting u ndërpre në mes nga ky procedim, ndërkohë që mes lëvizjes për të shkuar në kushtetuese dhe në Strasburg, Daci do t’i shtrijë dorën edhe politikës duke kërkuar komision parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat