Kallashnikov në vend të fishekzjarrit, e pësojnë dy persona, policia u gjen edhe dinamit

Shqipëria

Kallashnikov në vend të fishekzjarrit, e pësojnë dy persona, policia u gjen edhe dinamit

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:49
Gjesendet e gjetura

Rreth orës 00.20, në lagjen “Drita”, Burrel, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia ka mundur të kap dhe shoqëroj G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat