A do të kandidojë për kryeministër në vitin 2025? Përgjigjet Sali Berisha

Shqipëria

A do të kandidojë për kryeministër në vitin 2025? Përgjigjet Sali Berisha

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:16
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rruga për ata që kanë ambicie për të garuar në 2025 për kryeministër është e lirë.

Ju keni në plan të konkurroni si kryeministër në 2025? Apo të hapni rrugën për të rinjtë?

Sali Berisha: Po a mundet që unë të zhgënjej apo të tradhtoj ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh? Unë do bëj gjithçka ta justifikoj por siç kam thënë kryeministri i ardhshëm do zgjidhet nga anëtarësia.

Nëse më pyet mua, kjo është çështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ai që ka ambicie të marrë drejtimin, është i ftuar të vijë në garë. Por unë të them pas këtij uragani se unë nuk do jem, këtë nuk do e them kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat