Berisha: Shkarkimi i Bashës është firmosur nga delegatët. Do isha kundër tij edhe nëse s'do më kishte larguar nga grupi parlamentar

Shqipëria

Berisha: Shkarkimi i Bashës është firmosur nga delegatët. Do isha kundër tij edhe nëse s'do më kishte larguar nga grupi parlamentar

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:11
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka folur për Kuvendin që do të mbahet më 11 dhjetor është shprehur se delegatët që kanë firmosur formularët janë dakord që të shkarkohet Lulzim Basha

Berisha ndër të tjera u shpreh se do të ishte kundër Bashës edhe nëse ky i fundit nuk dop ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar.

Sali Berisha: Qëllimi i atij Kuvendi është rikthimi i lirisë në PD, i votës së anëtarëve, i legjitimitetit të institucioneve të saj. Të gjithë delegatët në formularin që kanë firmosur kanë pasur të paraqitur edhe qëndrimin ndaj Lulzim Bashës. Shkarkimi i tij është firmosur nga 5200 delegatë.

Ne nuk përjashtojmë njeri nga PD. U bëj thirrje të gjithë deputetëve, drejtuesve, të bashkohen me shumicën dhe të mos bëhen instrumenta të një akti më të turpshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Basha po të donte të thërriste Kuvendin, e thërriste atëherë kur unë e kërkova. Ai mori një vendim në shkelje flagrante të statutit. Nëse vendimi do të merrej nga Këshilli Kombëtar nuk do reagoje.

Pyetje: Do ishit thyer me Bashën nëse nuk do ju kishte larguar nga grupi parlamentar?

Sali Berisha: Unë do isha thyer me Bashën dhe do luftoja për largimin e tij, pasi ka një normë, i humbi 4 herë zgjedhjet.

Berisha tregoi se në 11 Dhjetor do të krijohet edhe një Komision i Përkohshëm që do të merret me rithemelimin e PD-së deri në fund.

Pyetje: Çfarë do ndodhë në 12 Dhjetor?

Sali Berisha: PD do jetë një parti e rithemeluar. PD në 11 Dhjetor do anulojë vendimet e fundit të Bashës dhe do krijojë një Komision të përkohshëm për të bërë rithemelimin deri në fund të partisë”, tha Berisha në “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat