“Basha mori fund sot”, Kokalari zbulon çfarë ndodhi në zyrën e kreut të PD-së me Escobar-in

Shqipëria

“Basha mori fund sot”, Kokalari zbulon çfarë ndodhi në zyrën e kreut të PD-së me Escobar-in

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:50
Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalaro ka komentuar sot vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në zyrën e Lulzim Bashës.

Duke e quajtur atë një ‘mos përkrahje të Eskobar ndaj Bashës’, Kokalari theksoi se republikanët në SHBA po e ndjekin me interes luftën e Berishës dhe po presin ti qëndrojë akuzave ndaj Blinken për të vërtetuar se DASH ka probleme të rënda me korrupsionin.

Gazetari: Komenti për vizitën e Eskobar në zyrën e Lulzim Bashës?

Kokalari: Të them të drejtën, fakti se Eskobar ndejti 10 min në zyrën e Bashës mu krijua ideja e njëjta gjë që ndodhi me tre kongresmenët që i çuan sa për sy e faqe.

10 minutshi i Eskobar e ka një arsye edhe mendoj se ai 10 minutshi ishte sepse ata po mundoheshin ti jepnin krah Bashës, ai ndejti vetëm 10 minuta në atë takim për ti treguar të kundërtën.

I ka vajtur në zyrë pasi ka qënë puna sërish e ambasadores Yuri Kim siç e ka ndihmuar edhe në rastet e tjera. Pyetja që duhet të bëjmë që pse nuk i dha krahë Eskobar krah BAshës sot?

Jemi shumë afër 11 dhjetorit dhe ky ishte shanci. Sot mu duk sikur Basha mori fund sot, nuk ka më asnjë përkrahje.

Gazetari: Zëri i Amerikës e ka trajtuar si mbështetje për Bashën.

Kokalari: E kanë keq interpretuar. Mund të thuash edhe për non grata që ka nxjerrë sot por ke të drejtë sepse ajo doli nga informacione nga departamenti i thesarit dhe po të fusësh emrin e Berishës nuk del gjë. Dhe nuk besoj se ka dosje aty.

Korrupsioni është monetar i cili dëmton demokracinë dhe raportet e tyre fillojnë nga departamenti i thesarit dhe të ngrijnë llogaritë financiare. Kjo nuk i ka ndodhur Berishës.

Letra e kongresmenit Lee Zeldin në 24 nëntor ishte shumë e rëndësishme pasi pas letrës së tretë thotë që faktri që ne kemi kaq herë që kërkojmë fakte dhe ju spo na i jepni, këtu ka diçka që ju spo na i jepni.

Para një jave, Republikanët po e cilësojnë Berishën si dikush që po ekspozon korrupsionin brenda në Departamentin e Shtetit, po kërkojnë të gjejnë prova pasi po nuk pati prova atëherë këtu kemi të bëjmë me korrupsion në Departamentin e Shtetit. Cenimi i demokracisë amerikane.

Tani republikanët po e pëlqejnë luftën e Berishës, mendojnë se është aq i fortë që të qëndroi fort për të vërtetuar se nuk ka prova. Po diskutohet se DASH është i korruptuar.

Si amerikanë duhet ta respektosh atë deri të vërtetosh që është e kundërt.

Tek Eskobar pashë pak seriozitet dhe ndoshta dhe letrat e kongresmenit kanë luajtur një pjesë pasi edhe Blinken tha që 'mund të ketë korrupsion' por si mund të thuash 'mund' kur ti the në fillim që ka prova për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat