Kadilli: Gara për pushtet personal Berisha-Basha po dëmton PD dhe opozitën, do jem aty me 11 dhjetor

Shqipëria

Kadilli: Gara për pushtet personal Berisha-Basha po dëmton PD dhe opozitën, do jem aty me 11 dhjetor

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:42
Kreshnik Çollaku

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se përplasja në PD është e paparimtë, pasi gara për pushtet personal dëmton PD dhe opozitën.

Ai tha se dyshon se demokratizimi dhe Berisha nuk bashkëjetojnë, por ato që ai kërkoi kur garoi për postin e kryetarit sot po angazhohet për t’i realizuar Berisha.

Kadilli: Përplasja është e paparimtë, dëshira e tyre është të zotërojnë sa më shumë PD, gara për pushtet personal dëmton PD dhe opozitën. Basha e fshehu vendimin për Berishën, kopsiti njëherë gjërat e tij dhe më pas e shpalli vendimin.

Nuk jemi konkurruese si parti që prej '92. Duhet një lidership i ri në PD.

Demokratizimi dhe Berisha nuk bashkëjetojnë, por ato që unë kërkova kur garova për postin e kryetarit sot po angazhohet për ti realizuar Berisha. Në 11 do jem në Kuvend për t'ju folur demokratëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat