Do të jetë e pranishme tek Kuvendi i Bashës apo i Berishës? Flet Voltana Ademi

Shqipëria

Do të jetë e pranishme tek Kuvendi i Bashës apo i Berishës? Flet Voltana Ademi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 20:52
Voltana Ademi

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë të ditur se ajo do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thiruru nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ademi theksoi se Partia Demokratike ka probleme me demokracinë e brendshme.

“Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme.

Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”, tha Ademi.

E pyetur nëse do t’i bashkohet mocionit për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar, kryebashkiakja tha: “Do t’ja lëmë diskutimit në datën 11.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat