Analisti zbulon arsyen e fortë pse Escobar nuk u takua me Metën

Shqipëria

Analisti zbulon arsyen e fortë pse Escobar nuk u takua me Metën

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:37
Ben Andoni

Ditën e sotme në një vizitë zyrtare, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar takime me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, kryeministrin Edi Rama dhe ministren Olta Xhaçka por jo me presidentin Meta.

Sipas analistit Ben Andoni kjo vjen si pasojë e lojës së keqe që Meta bën me faktorin amerikan.

Takim me Ministren Xhaçka dhe Kryeministrin Rama, por jo me Presidentin. Pse është lënë jashtë agjende sipas jush?

Andoni: Ishte e pritshme sepse Meta ka kohë që luan keq me faktorin amerikan. SHBA ka një ligj të posaçëm për përdorimin apo përdhosjen e simboleve të tyre. Meta ka marrë një kritikë të madhe për sa i përket flamurit. Nga ana tjetër mënyra si u vu në protokoll tregon se SHBA ka vendosur një cak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat