“Nuk ka më shpëtim”, Meçe bën reagimin e fortë: Deklarata e Escobar ishte e qartë

Shqipëria

“Nuk ka më shpëtim”, Meçe bën reagimin e fortë: Deklarata e Escobar ishte e qartë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Arben Meçe

Ish-studenti i Lëvizjes së Dhjetorit '90, inxhinieri Arben Meçe i ftuar në emisionin Zona Zero ka deklaruar se deklarata e lëshuar nga zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar në mbështetje të Bashës, ishte një sinjal i qartë për mbështetësit e Berishës se tashmë ish-kryeministri nuk mund të marrë më drejtimin e Partisë Demokratike.

"Jemi në kushtet ku në PD kemi një lëvizje të Berishës, që mobilizon njerëzit për të thënë partnerëve se ka mbështetje. Deklarata e Escobar ishte e qartë, se çfarëdo që të bësh bileta për të është prerë", tha Meçe.

Ai theksoi se "vendosmëria e faktorit amerikan është ti shkohet deri në fund, ajo masë që është marrë është me nxjerrjen totale të Berishës nga politika. Që do të shkojmë në finale është e sigurt, por se si do të dalë Berisha nga politika, do e shohim deri në finale".

"Sot Eskobar ia mbylli derën Berishës, ato njerëz që duan të bëjnë karrierë me Berishën, nuk e arrijnë dot atë, po minojnë shumë interesa që po ndeshin që për të cilën nuk duhet ta bëjnë. Ky është moment që është për reflektuar deri më 11 dhjetor. Nuk ka më shpëtim për Berishën", theksoi Meçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat