“E turpshme”, shpërthen keq Malaj dhe nuk lë gjë pa thënë: Ahmetaj rezulton jo vetëm hajdut, por edhe...

Shqipëria

“E turpshme”, shpërthen keq Malaj dhe nuk lë gjë pa thënë: Ahmetaj rezulton jo vetëm hajdut, por edhe...

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
Arben Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj e cilëson si të turpshme dhe cinike që në ditën e luftës kundër korrupsionit dhe mesazheve të qarta nga Biden, flamurin anti-korrupsion në vendin tonë ta valëvisin Balla dhe Ahmetaj.

Sipas Malajt, Ahmetaj rezulton jo vetëm hajdut, por edhe gënjeshtar publik për fshehjen e gjobave dhe borxheve të rënda që iu janë shtuar taksapaguesve të varfër shqiptarë.

Postimi i plotë:

Ky nuk eshte nje reagim per emra por per nje fenomen kercenues mbi te ardhmen e shqiptareve. Eshte e turpshme, cinike, pa pergjegjesi jo vetem personale   qe diten e luftes kunder korrupsionit dhe  mesazheve te qarta dhe te forta  te presidentit Biden dhe liderve evropiane - flamurin anti korrupsion ta valvitin "gezueshem" Balla*& Ahmetaj. Ne periudhen e "lavdise se sponsorizuar" te Balles si kryetar i Grupit Parlamentare  te PS se "rilindur" dhe si Sekretar i Pergjithshem i saj - arriti kulmi i kriminalizmi i perfaqesuesve te saj politike. Ndersa shkalla e vjedhjes se taksave nepermjet "novacione" hajdute te PPP - preferenciale dhe oligarkike  pa studime dhe pa konkurence - arriti kulmin ne periudhen e Ahmetaj. Ky rezulton jo vetem hajdut por edhe genjeshtar publike per fshehjen e  gjobave dhe borxhet e renda qe u jane shtuar taksa-paguesve1 te varfer shqiptare.  

Kjo simbioze midis politikaneve  te korruptuar dhe te kapur nga krimi me oligarket ne  ekonomi dhe kriminelet e sponsorizuar  ne politike -  eshte tragjedia me e madhe per  cdo partie politike dhe  cdo popull.

Mesazhi i qarte, i forte i drejteperdrejte per kedo hajdute dhe abuzues me mandatet publike per fitime individuale, politiike dhe ose financiare  qe te marrin denimin  e merituar politike dhe penal

 - ju drejtohet pikerisht perfaqesueve te tyre  me tipik

 ne abuzimin me pushtetet e tyre politike per pasurim kriminal ne kurriz te taksapaguesve te varfer shqiptare  ne disa gjenerata.

Mirenjohje

Arben

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat