Kuvendi i foltoristëve mund të përfundojë në një si LSI “djathtiste”

Shqipëria

Kuvendi i foltoristëve mund të përfundojë në një si LSI “djathtiste”

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 2 dhjetor 2021 Në ora: 23:09
Sali Berisha

Ashtu sikurse inatçorët, idhnakët e të pakënaqurit e Partisë Socialiste me Ilir Metën në krye që dolën dhe formuan LSI-në antiPS për interesa personale pushteti e korrupsioni, ashtu edhe dështakët,të pakënaqurit,të korruptuarit dhe humbësit e privilegjeve të përjetshme të Partisë Demokratike me në krye të padëshirueshmin nga SHBA, me Sali Berishën, kanë ndërmarrë Lëvizjen antiPD por sidomos antiSHBA që pritet që ta finalizojnë me 11 dhjetor 2021 në një Kuvënd të tyrin.

Aleanca Meta -Berisha është kristalizuar që kur LSI hyri në kualicionin bashkëqeverisës PD-LSI në vitet 2009-2013, gjë e cila i shërbeu forcimit dhe rritjes së LSI-së falë tolerancës dhe të drejtës që iu dha Ilir Metës për të bërë cfarë të donte me qeverinë, mjaftonte që Berisha të mbetej Kryeministër, gjë që Berisha po kështu kishte vepruar edhe në kualucionin me Fatmir Mediun. Ky Berisha i cili mashtron se po i kthen sovranitetin PD-së, e pyesin se pse ai sovranitetin e PD -së  ia dha dikur  korrupsionit të tij dhe të aleatëve të tij Meta e Mediu.

Dhe një gjë tjetër do të ishte edhe ajo se po të fitonte PD dhe LSI pushtetin me 25 Prill 2021, kush mund ta kishte kundërshtuar Berishën dhe Metën e Kryemadhin mundësinë që Berisha të bëhej përsëri Kryeministër.

Berisha edhe tani që është një person “non grata” në SHBA dhe një i dëbuar nga Grupi parlamentar i PD-së ka shpallur ambicien për Kryeministër. Pra tani ,dhe jo vetem tani por ashtu si më parë që u bashkuan Berisha me Metën, tani kjo do të jetë edhe më e sigurtë pas largimit të Metës si President. Një kualicioni të tillë Meta-Berisha, si një kundërvënie ndaj korrupsionit dhe antiamerikanizmit të tyre është edhe e pranueshme një aleancë PD-PS kundër kësaj të keqeje Berisha-Meta, e keqe shumë e dëmshme, regresive, antiamerikane,kundërintegruese dhe bllokuese të VETING-ut.

 Dhe pse jo mund të vijë edhe mundësia për një bashkëqeverisje të mundshme PD-PS qofte edhe e përkohshme për hatër dhe në interes e në shërbim të shtetndërtimit demokratik e ligjor dhe të integrimit në BE, sepse mbi interesin politik është interesi kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat