Prishja e pazareve të drogës, pronari i makinës së shkrumbuar në Elbasan

Shqipëria

Prishja e pazareve të drogës, pronari i makinës së shkrumbuar në Elbasan

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kjo është makina e shkrumbuar pjeserisht gjate nates në Elbasan, pasi i është vënë flaka qëllimisht.

 “Citroenit” i është vënë zjarri në shenjë hakmarrje për prishjen e pazareve të drogës.

Pronar i makinës dyshohet se është një shpërndarës droge me iniciale E. T. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, ndërsa makina ka qenë i parkuar në rrugë, pranë shtëpisë së pronarit.

“Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili  është djegur pjesërish”, thuhet në njoftimin e policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat