Shqipëria merr nga Mbretëria e Bashkuar 47-vjeçarin e dënuar për vrasje, ekstradon në SHBA amerikanen e kërkuar për shantazh

Shqipëria

Shqipëria merr nga Mbretëria e Bashkuar 47-vjeçarin e dënuar për vrasje, ekstradon në SHBA amerikanen e kërkuar për shantazh

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për shtetasitn Defrim Iseberi, 47 vjeç.

Ai është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2016 e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 16 tetor 1997 në Kukës.

47-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri shtetasin D. M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ndërkohë po nga Interpol Tirana  është ekstraduar  drejt SHBA-së  shtetasja  amerikane/kanadeze , Lyda Yolanda Harris.

"Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-I pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë  kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve  Amerikanë".

Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim  me Interpol Tiranën  me qëllim ekstradimi për në SHBA.

Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d).

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet  Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat