Makina përplas biçikletën në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ndërron jetë drejtuesi i biçikletës

Shqipëria

Makina përplas biçikletën në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ndërron jetë drejtuesi i biçikletës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 13:20 të ditës së sotme, 12 nëntor.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor  Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi  D. B., ka ndërruar jetë pa shkuar në spitalin e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat