Vëllai i ish-anëtarit të “Bandës së Fierit” dhe biznesmen/ Kush është Demir Backa që u qëllua për vdekje

Shqipëria

Vëllai i ish-anëtarit të “Bandës së Fierit” dhe biznesmen/ Kush është Demir Backa që u qëllua për vdekje

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku 57-vjecari Demir Backa është qëlluar për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën. Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë.

Vëllai i tij Medi Backa pasi kishte vjedhur një bankë në Sarandë 24 vite më parë  gjatë kthimit së bashku me 16 persona të tjerë janë vrarë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur pak momente më parë në Bypassin e Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat