A e mendon veten mbret të shqiptarëve? / Rama: Ja lidhja ime e vetme me mbretërinë

Shqipëria

A e mendon veten mbret të shqiptarëve? / Rama: Ja lidhja ime e vetme me mbretërinë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:18
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse është aq ambicioz sa të bëhet mbret i shqiptarëve, gjatë intervistës së dhënë për emisionin Zonë e Lirë.

“Unë lidhja që kam pasur me mbretërinë, ka qenë gjyshi shofer i mbretit dhe nipat e shoferave të mbretit nuk bëhen mbretër, sepse nuk kanë gjak mbretëror. edhe sikur të bija dakord me ty më mungon një gjë që nuk kam se si e gjej: gjaku mbretëror”, u përgjigj Rama.

Kryeministri tha se nuk ka ambicie as për të ndryshuar sistemin e vendit në një republikë presidenciale, ndërsa u shpreh se nuk e sheh veten në politikë përtej vitit 2030.

“Mendoj që Shqipëria ka sistemin e duhur dhe funksionon duke pasur njerëz që reflektojnë rolet e tyre institucionale, sepse kur ndodh që Presidenti del nga vetja, duket sikur institucioni nuk është i duhuri. Sistemi ynë është krejt i përshtatshëm. Konsolidimi i këtij sistemi në 2030 është objektivi im. Unë dua të kem edhe një jetë tjetër. Një e kam pasur si artist, si rebel. Një e kam si njeri në shërbim të publikut dhe një tjetër dua ta kem sërish një jetë ku mos kem detyrim t’i përgjigjem cilido qoftë dhe as t’i gjendem cilidoqoftë për shkak të detyrës”, u shpreh ai.

Kryeministri u shpreh se plani “Shqipëria 2030” nuk është plan personal, por është plan i Partisë Socialiste për 2030. “Pas asaj është një histori tjetër. Jam i fokusuar te mandati i tretë, të katërtin do ta fitojmë, kjo nuk diskutohet”, tha ai.

Rama u shpreh se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është aspiratë dhe jo interes personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat