Pse nuk ishte pjesë e “Foltores” së Berishës në Shkodër? Përgjigjet për herë të parë Jozefina Topalli

Shqipëria

Pse nuk ishte pjesë e “Foltores” së Berishës në Shkodër? Përgjigjet për herë të parë Jozefina Topalli

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:41
Jozefina Topalli, Sali Berisha

Jozefina Topalli nuk u shfaq krah Sali Berishës në ndalesën e Shkodrës gjatë turit të “Foltoreve” të tij, që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD.

E pyetur për këtë qëndrim, ish-kryeparlamentarja u shpreh se Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt

Ajo tha se qëndrimet e saja ishin aty.

“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat