I vuri tritol makinës së vëllait, Alfred Debreshi 'mbush' Facebook me foto me Elton Debreshin dhe kauzën e tij për të drejtat e minatorëve

Shqipëria

I vuri tritol makinës së vëllait, Alfred Debreshi 'mbush' Facebook me foto me Elton Debreshin dhe kauzën e tij për të drejtat e minatorëve

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:26
Alfred Debreshi, Elton Debreshi

Pavarësisht dyshimeve që u hodhën, sipas policisë rezulton se pas tritolit që iu vendos automjetit të minatorit Elton Debreshi, qëndronte pikërisht i vëllai, Alfred Debreshi.

Nuk dihet nëse dy vëllezërit kishin konflikte me njëri tjetrin, por nga profili në Facebook i Alfred Debreshit, nuk lihet të kuptohet se ai kishte mosmarrëveshje me të vëllanë.

Në rrjetin social nuk mungojnë foto të Alfred Debreshit me të vëllanë, e po ashtu ai i ka dhënë zë edhe kauzës së Elton Debreshit për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve.

Nuk dihen ende motivet që e çuan Alfred Debreshin t'i vendoste tritol makinës së Elton Debreshit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat