Heshtja e politikës shqiptare që rivret të zhdukurit e diktaturës!

Shqipëria

Heshtja e politikës shqiptare që rivret të zhdukurit e diktaturës!

Nga: Besim Ndregjoni Më: 23 gusht 2021 Në ora: 14:07
Besim Ndregjoni

23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi(Black Ribbon Day) dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve të stalinizmit, komunizmit, nazizmit, dhe fashizmit!

Këshilli i Europës i barazon krimet e komunizmit me ato të fashizmit si krime kundër njerzimit. E për to nuk ka parashikim të ndjekjes penale kurrë. Harresa është fenomeni që nuk i shërben paqes , lirisë, por diktaturës. Duhet ta pohoj me keqardhje se gjatë tre dekadave ndaj krimeve të komunizmit, dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentoi e shtrembëroi çeshtjen e viktimave të komunizmit , sipas interest dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por asnjë vullnet as dëshirë për tu përballur me të kaluarën komuniste , as me krimet e regjimit të Enver Hoxhës.Jemi mësuar me talljet, me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe, të radhës nga përfaqësues të ndryshëm të politikës shqiptare post tranzicjon.

Fatkeqësisht garda e vjetër komuniste me mentalitetin e sundimit , ka mbizortuar per tridhjet vjet shqiptarët në këtë tranzicjon sa të vështirë por dhe të pështirë nga ata që drejtuan politikën e tranzicjonit. A mund të ndihen të qetë shqiptarët në këtë ditë kujtese europjane ku mbi 5000 shqiptarë janë pushkatuar dhe zhdukur kufomat. Dhe këto kufome janë hedhur ne lumin e Drinit të Kirit janë baltosur në Maliq, Beden, Burrel, Gjirokastër, 300 fëmijë kan vdekur urie në kampin famkeq të Tepelenës, dhe jan zhdukur në Vjosë. Këtu në Pogradecin e Lasgushit Në Tushemisht, e Qaf-Thane, vriteshin djemte e rinj, dhe ju zhduknin kufomat. Sot nuk flitet në Shqipëri,si në europë dhe të nderohen viktimat, përkundrazi politikanët shqiptar janë të qetë, respektojnë xhelatët, ju japin pensione maramendse, familjet e të zhdukurve i kan degdisur nëpër bote. Shtypi shqiptar gazetat nuk meren me sakrificat sublime të të zhdukurve, por me hartimet e shkarravinat mbi jeten e diktatorit dhe bisedat e tij me xhelatet se sit e mbante sundimin e tije me krime.”Pushteti politik” i vendosun ka trdhtuar njënën nga detyrat ma themelore të qeverisjes: Zbatimin e drejtsisë kundra krimit komunist. Në këtë pike nuk ka vend diskutimi. Ne respektojmë reformën në drejtesi dhe Sh.B.A.

Dhe sot nga kjo ditë kujtese i bëjmë thirrje Ambasadores Yuri Kim, drejtsia të filloi me krimet makabre të komunizmit.Me leju kriminelët komunistë të jetojnë pa dhane llogari të krimeve monsturoze që kan kryer mbi popullin shqiptar don të thotë me mohu ekzistencën e këtyre krimeve, don të thotë se nuk ka pasur rezistencë antikomuniste, nuk ka pasë të arrestuar të torturuar, statistikat janë në arkivën e shtetit 36.000 shqiptare të denuar si kundërshtarë politikë të regjimit. 50.000 familje të internuar për motive politike, mbi 7000 të pushkatuar për motive politike, mbi 5000 shqiptarë të zhdukur kufomat. Kjo don të thotë me mohuar vuajtjet e familjeve tona që u shtypën pa mëshirë. Kjo don të thotë me mohuar sakrificat e nanave, motrave , bijave , bashkshorteve tona, të femnës shqiptare që I dha dimensionin ma fisnik rezistencës sonë antikomuniste. – don të thotë të zhytesh në botën ekrimit, ku gjithçka lejohet dhe askush nuk përgjigjet.Eshte vonë ti hetojmë e gjykojmë kriminelët komunite.jo më larg se me 2 gusht prokuroria gjermane konfirmoi se do të nis proçesin gjygjësor ndaj një roje të një kampi përqëndrimi. Roje I thjesht jo komandant, sepse komandanteve ua aka dhënë faturën dhe roja ësht 100 vjeç.

Për gjermanët dhe europianët nuk është vonë dhe krimineli që kreu krime kundra njerzimit nuk është kurrë plak Është kriminel dhe duhet denuar. Nuk bëjnë për hakmarrje, as denazifikim, por për drejtsi. Retorikat e dekomunistizimit neve nuk na mjafton, as hartimet që I bëjnë këta politikan shqiptar 30 vjecar, nëpër rrjete sociale duke u deklaruar si europian me statuse dhe jo me ligje. Krimet kan autoret e vrasjeve nga njeriu para se ti denoi Zoti. Drejtsia do ta ndajë ndërgjegjen e shoqërisë nga e keqja e komunizmit që ngadalë po rimerr qytetarinë diku me emër rruge, diku me foto diktatori diku me përkujtime provokuese e aq më keq me emrime në majat e pushtetit. Sot kjo ditë na kujton se duhet një structure e re e posaçme si ajo në Gjermani në vitin 1958 dhe e ka fuksionale dhe sot, për të hetuar e ndjekur penalisht si kriminelët naziste dhe komuniste. Duhet future thellë bisturia e drejtsise në ndërgjegje.sot kjo dite detyron që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, dhe jo institucjone shterore formale marrin qindra mijra euro dhe mjaftohen me një seminar, sikur po kërkojne eshtrat.

Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë parcela e të zhdukurve të komunizmit, detyra eshtetit shqiptar, është ti tregoi të verteten e krimit komunist brezave qe nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet! Dhembja do të jetë më e forte se konvulsioni periodic në ditën e përkujtimit të martirve por do të jetë një dhembje që na ndan forte. Na ndan martirët që besuan tek vlerat e lirisë, dhe ata që kan paturpësinë të mbrojnë kriminelët dhe krimet e komunizmit, duke I glorifikuar apo me metoda modern duke i relativizuar. Atë ditë që martirët do të fitonin drejtsinë Shqipëria ka fituar lirine dhe paqen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat